UK emergency alert system

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se sot do të testojnë një sistem alarmi emergjent në gjithë vendit. Sistemi do të dërgojë një mesazh në celularët dhe tabletat nga ora 15:00, shoqëruar nga një tingull sirenë apo sinjal të shkallëzuar që zgjat për rreth 10 sekonda. Ky sinjal është projektuar si “një mjet i rëndësishëm për të mbajtur publikun në siguri në raste emergjente të rrezikshme për jetën”. Mesazhi i testit do të thotë: “Ky është një test i Alarmeve Emergjente, një shërbim i ri i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që do t’ju paralajmërojë nëse ka një emergjencë që rrezikon jetën në afërsi. Në një emergjencë të vërtetë, ndiqni udhëzimet në alarm për të mbajtur veten dhe të tjerët në siguri. Vizitoni gov.uk/alerts për më shumë informacion. Ky është një test. Nuk keni nevojë të ndërmerrni asnjë veprim.”

Alarmet do të funksionojnë në të gjitha rrjetet e celularit 4G dhe 5G, dhe në pajisjet me iPhone që përdorin iOS 14.5 e më lartë dhe telefona dhe tableta që përdorin Android 11 e më lartë. Telefona më të vjetër “jo-smart” nuk do të jenë në gjendje të marrin alarmin, dhe as pajisjet që janë fikur.

Alarmet emergjente me këshilla se si të mbaheni në siguri do të dërgohen në raste emergjente – lokale ose kombëtare, nga qeveria ose shërbimet emergjente – në raste kur ka një kërcënim për jetën.