
Boris vs Ken, London Mayor elections, 2012
Ju lutemi që të klikoni në kandidatin që preferoni për kryetar bashkie të Londrës në sondazhin tonë:
[poll id=”2″]
Edhe pse në këto zgjedhje lokale që mbahen me 3 maj 2012 marrin pjesë shtatë kandidatë, është beteja në mes dy titanëve të politikës britanike, Ken Livingstone dhe Boris Johnson, që çon peshë.
Ken Livingston-i i laburistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2008 nga Boris Johnsoni i konzervativëve por ndoshta në këtë vit ai do të rizgjedhet përsëri. Ai ishte kryetar i Londrës prej 4 maj 2000 deri 4 maj 2008.
Livingstone është një person me ide liberale-majtiste dhe ai është nga të majtët e rrallë britanik që përkrahu bombardimin e Serbisë nga NATO-ja pas masakrave që serbët ua bënë shqiptarëve. Një thënie e tij: “kapitalizmi mbarë-botëror vret më shumë njerëz për çdo ditë se Hitleri. E ai ishte i krisur.”
Në anën tjetër Boris Johnson është një figurë kontraverse por edhe një nga figurat më të njohura në skenën politike të Britanisë. Një thënie e tij: “Londra është njëra nga qytetet më tolerante në botë dhe jo-tolerante ndaj jo-tolerancës”.
Disa nga premtimet e Ken Livingstone-it:
– zvogëlimin e çmimit të biletave të transportit për 7% duke i kursyer londinezëve £250 në vit.
– zvogëlimin e qirave.
– të përkrahë përkujdesjen e fëmijëve me bursa dhe borxhe pa interes.
Disa nga premtimet e Boris Johnson-it:
– krijimi i 200,000 vendeve të reja pune gjatë katër viteve të ardhshme.
– 1000 policë më shumë nëpër rrugët e Londrës.
– t’i zvogëloj vonesat e Metros së Londrës në 30% deri në vitin 2015.