
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i drejtohet shqiptarëve të Britanisë në Londër me 24 shkurt 2014
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbërrijti në Londër pardje, për të marrë pjesë në Konferencën e 7-të të kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dje u takua edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptarë të Britanisë në Hammersmith të Londrës.

Pjesetare te komunitetit shqiptar te Britanise aplaudojne fjalimin e kryemnistrit te Kosoves, Hashim Thacit, ne Hammersmith te Londres me 24 shkurt 2014
Këtë ngjarje e organizoi Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër me rastin e 6 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe kryeministri Thaçi ishte mysafir i nderit.
Po në të njëjtën ditë, më 24 shkurt, kryeministri Thaçi u takua me drejtorin e BERZH-it, në selinë e kësaj banke, me të cilin do të bisedoj për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për hapat që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rritjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë.
Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, i cili do të marrë pjesë në këtë konferencë.