
Dënohet shqiptari i cili preu pemët e Bashkisë së Suttonit në Angli
Dënohet shqiptari i cili preu pemët e Bashkisë së Suttonit në Angli
Dileri i makinave të përdorura, Xhavit Krasniqi (40 vjeç), të cili i kishte ardhur tek hunda hija e pemëve të kopshtit bashkiak që po ia hijezonte pishinën, dhe vendosi t’i priste ato, u gjet fajtor për shkaktim dëmesh kriminale me vlerë prej £27,000.
Krasniqi kishte aranzhuar që pemët të cilat po ia hijezonin pishinën, të priteshin nga punëtorë të pakulifikuar.
Policia e Sutton-it ishin thirrur në skenë në muajin shkurt të vitit të kaluar të cilët panë dëmin që ishte bërë.
Krasniqi u gjet i fajshëm në gjyqin Croydon Crown Court, për shkaktim të dëmit kriminal në gjykimin që zgjati tre ditë.
——————————————————————————————————————————-
Arrestohen pesë shqiptarë pasi u zunë duke punuar ilegalisht në Nezaj Services Ltd, në Chatham Docks të Gillingham-it, në Angli.
Pesë meshkuj të cilët u kapën duke punuar ilegalisht ne Medway të Anglisë u arrestuan nga zyrtarët e imgrimit.
Të pestit, të cilët janë nga Shqipëria, u arrestuan kur zyrtarët e imigrimit bastisën një biznes në Chatham Docks, në Gillingham.
Ata ishin duke qëndruar ilegalisht në Britani dhe do të deportohen për në Shqipëri.
Vegëza:
http://www.kentonline.co.uk/medway/news/illegal-workers-arrested-in-medway-37015
——————————————————————————————————————————-

Hazret Hajdaraj nga Norton Folgate, që u kap nga policia deri sa po barte kokainë me vlerë prej £1,200 në City të Londrës
Burg për korierin e drogës i cili mëshehu kokainën dhe paratë në çorape derisa ngiste makinën në City të Londrës
Një korier droge shqiptar, Hazret Hajdaraj nga Norton Folgate, që u kap nga policia deri sa po barte kokainë me vlerë prej £1,200 në City të Londrës u burgos për 18 muaj.
——————————————————————————————————————————-
Burogset shoferi i maunës, kishte bartur imigrantë shqiptarë ilegal
Një shofer bullgar, Giorgi Kolve, u burgos pasi që kishte marrë me vedi dy njërëz në maune që doli të jenë imigrantë ilegal.
Ai kishte menduar se ata ishin pasagjerë të zakonshëm të cilëve u ishte prishur makina dhe po kërkonin të ktheheshin në Britani. Doli se pasagjerët në fjalë ishin shqiptarë të cilit kishin hyrë ilegalisht në Britani.
Vegëza:
http://www.theargus.co.uk/news/12937324.Illegal_immigrants_mean_jail_for_driver/
——————————————————————————————————————————-
Një kujdestar trafiku 79 vjeçar sulmohet nga një shqiptar dhe përfundon me brinjë të thyer dhe mushkëri të shpuar
Një kujdestar i trafikut të një shkolle, John Doyle (79 vjeç), mbet me mushkëri të shpuar dhe bri të thyer pasi që u rrah nga një ngasës i zemruar makine.
Ky plak po kujdesej për kalimin e sigurtë të rrugës të nxënësve 12 vjeçe, kur biznesmeni shqiptar Genti Rrustemi (45 vjeç), drejtoi makinën nëpër vendkalim pa e ngadalësuar ate.
Rrustemi i shpëtoi burgut pasi që kishte pranuar fajësinë. Në vend të kësaj, atij iu caktua një burgim i suspenduar 6 muajsh dhe viktimën do ta kompenzoj me £2000, ai do të bëjë 200 orë pune pa pagesë dhe i është ndaluar ngasja e makinës nëpër rrugët e Britanisë për 12 muaj.
——————————————————————————————————————————-
