
New Capital Quay në Greenwich, Londër
Supermarketi Waitrose ka pranuar 2000 aplikacione për 140 vende punë në dyqanin që do të hapet në New Capital Quay të Greenwich-it të Londrës me 20 qershor të këtij viti.
Është për tu mahnitur se 1,100 nga këta kanë aplikuar në katër ditët e para pasi vendet e punës u reklamuan në muajin mars, dhe shumica e aplikuesve ishin të moshës së re.
“Ne u pushtuam nga aplikacionet, sidomos nga ata të moshës nën 25 vjeçe,” tha zëdhënësi i kësaj kompanije. Kjo reflekton faktin se numri i të papunëve në Londër u rrit për 30,000 në 384,000 gjatë tre muajve derin në shkurt të këtij viti, që e rriti normën e papunësisë së Londrës në 8.9 përqind.
Kjo ishte rritja e tretë e mprehtë në Britani, dhe të rinjët u goditen më së shumti.
Burimi:
http://www.standard.co.uk/news/uk/2000-applications-for-140-jobs-at-new-waitrose-store-8589883.html