
Xhem Krasniqi vdiq në spital pasi që u plagos në bark vetëm me një plumb
I akuzuari Edmund Nela shpallet i pafajshëm në lidhje me vrasjen e Xhem Krasniqit
Jurisë u ishte thënë se me 18 maj 2013 Zt Nela kishte vrarë Xhem Krasniqin (31 vjeç) nga Kenti. Por ai është shpallur i pafajshëm për një vrasje, për dy tentim vrasjeje dhe për posedim të armës së zjarrit në gjyqin Hove Crown Court.
Zt Krasniqi vdiq në spital pasi që u plagos në bark në rrugën Church Road, në Hove të Anglisë.
Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-26021125
Vrasësi i Cima Sogojevës po apelon
Lundrim Gjikokaj (32 vjeç) nga West Reading-u i Anglisë, i cili u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij Cima Sogojevës në vitin 2008 në Golders Green të Londrës, po apelon tek Gjyqi i Apeleve.
Javën e kaluar në Gjyqin e Apeleve u dëgjua se Gjikokaj kishte alibi, që do të thotë se ai nuk është vrasësi.
Lordi Thomas, i cili e dëgjoi apelin së bashku me Zt Justice Mitting dhe Zt Justice Simon, e rezervuan vendimin e tyre në lidhje me këtë apel për një datë të mëvonshme.
Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.getreading.co.uk/news/local-news/man-jailed-life-over-doorstep-6653119