Edgar Frashëri vizitoi qytetin Lincoln në Angli ku në vitin 1927 babai i tij, i ndjeri Stavri Frashëri, kishte kaluar gati një vit në një trajnim shegerti në kompaninë e inxhinierisë Ruston & Hornsby. Zoti Edgar ka udhëtuar nga Shqipëria që përcjellë gjurmët e babait të në këtë qytet verior të Anglisë.
Gjatë qëndrimit të tij në këtë qytet Stavri Frashëri kishte shkruar një libër të quajtur “Anglia, ashtu si e pashë atë në vitin 1927”, ku ndër të tjera kishte shkruar rreth takimit të tij me kryepolicin e Lincoln-it i cili i kishte thënë se ai ishte shqiptari i parë të kishte vizituar këtë qytet. Mandej ai kishte shkruar edhe për dialektin lokal dhe vetinë e punëtorëve që të përtypnin duhanin, dhe se si ky zakon u kishte nxirë dhëmbët.
Gjatë javës që shkoi Edgar Frashëri (63), i cili punon për Ministrinë e Financave të Shqipërisë, qëndroi në qytet dhe vizitoj vendet të cilat kishte përshkruar i ati i tij.
“Unë nga jashtë pashë fabrikën ku ai kishte punuar dhe takova arkivistin e kompanisë Ruston, Zotin Ray Hooley.
“Ajo çka më impresionoj mua është se çfarë qyteti i rëndësishëm industrial kishte qenë Lincoln-i kur babai im ishte këtu.
“Ai ishte inxhinier me profesion por hobi i tij i të shkruarit ishte më i fuqishëm se sa profesioni i tij.”