Hollyshit komedia ne Londer, 27 prill 2023

Komedia “Hollyshit” në Londër, 27 prill 2023

Komedia “Hollyshit” do të shfaqet në Londër më 27 prill në dy termine, nga ora 19:00 dhe nga ora 20:30.
Vendi: King Alfred Phoenix Theatre North End Road London NW11 7HY

Biletat mund t’i blini nga dy vegëzat e mëposhtme.
Kjo vegëz është për terminin në ora 19:00
Kjo vegëz është për terminin në ora 20:30.

“Të dashur bashkatdhetarë, jemi të lumtur që pas suksesit dhe shumë çmimeve të fituara në rajon, Evropë e SHBA, komedinë tonë “Hollyshit” po e sjellim edhe në Londër. Mezi presim t’ju shohim më 27 prill në dy termine, nga ora 19:00 dhe nga ora 20:30 në King Alfred Phoenix Theatre.” – organizuesit.

Rreth shfaqjes

“Hollyshit” është një tragjikomedi e cila flet për një qytezë të vogël, rurale, në Irlandë, ku shumë nga banorët e qytetit janë të angazhuar si aktorë/statistë në një film të Hollivudit i cili xhirohet ne këtë provincë. Kur e vendosim në kontekstin tonë, paralelja ndërmjet ekipit hollivudian që xhiron film në Irlandë i ngjan ekipeve filmike nga Shqipëria që xhirojnë në Kosovë…të tjerat, mund t’i merrni me mend vetë!

Në qendër të kësaj historie janë Charlie Conlon dhe Jake Quinn, të cilët, ashtu si pjesa më e madhe e qytezës, janë të punësuar si statistë. Momenti kyç i shfaqjes është vetëvrasja e një të riu, i cili vetëfundoset duke mbushur xhepat me gurë, pasi ishte poshtëruar nga Carolina,një prej yjeve Hollywoodiane të filmit.

E gjithe shfaqja mbështetet vetëm në 2 aktorë të cilët luajnë nbi 30 karaktere (burra dhe gra), ku kalimi prej personazhit në personazh bëhet me shpejtësi, me shkathtësi, dhe me ndryshime minimale të kostumeve.

Komedia në këtë shfaqje gjithashtu vjen nga përpjekjet e ekuipazhit hollywoodian të filmit, të cilët, duke u përpjekur të përshtaten me mentalitetin vendor bien ndesh me realitetin e jetës së përditshme.

Aktorë: Adrian Morina dhe Ylber Bardhi

Regjisor: Ilir Bokshi