TOKA kampet verore ne Kosove

Me shumë gëzim ju njoftojmë se këtë verë, kampet verore të TOKAs do të rikthehen! Po, është e vërtetë! TOKA do të pranojë pjesëmarrës të diasporës shqiptare nga të gjitha anët e botës në Kampin Ndërkombëtar të Aventurës. Ky kamp është një mundësi unike për të kaluar një aventurë të paharrueshme, të mbushur me muzikë, kulturë, natyrë, lojëra dhe shumë më tepër.

Çfarë duhet të dini?

📅 Datat e kampit: Nga 23 deri më 30 Korrik
🤗 Mosha e pjesëmarrësve: 15-18 vjeç
🗣️ Gjuha e kampit: Anglisht
📍 Lokacioni: Prizren, Kosovë
💵 Pagesa: Pjesëmarrja në kamp është me një pagesë simbolike!

? Pyetje: Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në camps@toka-ks.org

🔗 Aplikoni: Mund të aplikoni përmes këtij linku.

🔔 Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur vetëm për pjesëmarrësit ndërkombëtar dhe të diasporës – ftoni shoqërinë dhe familjarët tuaj për një përvojë të paharrueshme.

Mos e humbni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të kaluar një javë plot argëtim dhe përvoja të reja në një nga qytetet më të bukura të Kosovës. Prisni një përvojë që do të mbetet në kujtimet tuaja për një kohë të gjatë. Bashkohuni me TOKA-n në Prizren dhe bëni këtë verë të paharrueshme!

Vegëza:
https://toka-ks.org/
Facebook-u https://www.facebook.com/OJQTOKA
Instagram-i https://www.instagram.com/ojq.toka/