
Foto nga festimet e mehershme
Edhe pse mbas 122 vjetësh , edhe pse jo ne tokën mëmë por në një shtet të huaj , përsëri shqiptarët nuk e harrojne festën e 7 Marsit. Ajo që bëri që kjo datë të shënohet si Festa e Mësuesit në kalendarin e cdo shqiptari ishte pikerisht 7 marsi i vitit 1887 ku në Korcë për herë te parë u hap mësojtorja e parë shqipe me drejtues të saj figura të njohura të Rilindjes shqiptare si : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami..etj. Hapja e kesaj shkolle ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar i cili deri atëhëre kishte qenë i detyruar që mësimdhënien ta ushtronte në mënyrë të fshehtë nëpër shtëpi.
Këtë ngjarje te rëndësishme në historinë e Shqipërise , përkujtimin e rëndësisë se shkolles shqipe , do ta festojnë përsëri shqiptarët e shoqatës sonë Ardhmëria , të cilët kanë vendosur që festën ta festojë në Queenspark ku ndodhet edhe numri më i madh i nxënësve. Jemi krenarë të themi që edhe pse kemi vetëm 5 vite që jemi hapur dhe jemi te bazuar vetëm ne Londër , kemi gjithsej 465 fëmijë shqiptare te moshave 5-15 vjec të cilët mësojnë ne 6 shkollat tona suplementare. Nxënësve shqiptarë këtu ju mesohet shqip , anglisht ,matematikë si dhe art. Shumica e nxënësve që kanë ndjekur shkollat tona suplementare kanë patur një rritje të dukshme në rezultatet e tyre shkollore dhe kjo shpjegon edhe faktin përse akoma më tepër nxënes duan dhe janë në pritje për te hyrë në shkollat tona.
Për këtë punë të mrekullueshme që ka bërë dhe bën shoqata Ardhmëria duhet të falenderojmë drejtorin e shoqates z.Lutfi Vata dhe gjithe stafin pedagogjik duke mos harruar ketu edhe vullnetarët e shumtë qe na ndihmojne duke na dhënë kohën e tyre. Gjithashtu një falenderim i vecantë i shkon edhe Ambasadorit të Repuplikës së Shqiperise në MB dhe Irland z.Zef Mazi dhe Ambasadorit të Kosovës z.Muhamet Hamiti për mbështjen e vazhdueshme që na japin.
Duke iu uruar te gjithë mesimdhënësve shqiptarë kudo qe ndodhen nëpër bote Gëzuar festen e 7 Marsit , ne ftojmë te gjithë shqiptarët ne Londër te bashkohen me ne në Queenspark për të festuar këtë festë kaq të rendësishme për të gjithë shqiptarët, në menyërë që festat dhe traditat tona t’ia lëmë trashegim edhe fëmijëve tanë.
Per Stafin Ardhmerise
Mikena Shqarri