
Basketistat – Kryqi i Kuq, Janar 2021
Aksioni bëmirës i Basketistave i cili organizohet për çdo vit, edhe kësaj rradhe përfundoi me sukses.
“Basketistat” është një klub jo-formal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër.
“Miq të dashur, përkundër situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia globale, kemi kënaqësinë të ju njohtojmë se aksioni i përvitshëm bëmirës edhe këtë herë përfundoi me sukses. Basketistat, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i ndihmuan 107 familje në 12 komuna të Kosovës me pako ushqimore. Vlera e përgjithshme e këtij projekti ishte €4000. I falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan me donacionet e tyre. Falenderim i posaçëm i takon Kryqit të Kuq të Kosovës për punën e tyre të zellshme dhe profesionale.” – Basketistat në Facebook.