
Regjistrimi për Kampet e TOKAs për diasporë është tashmë i hapur, me mbështetjen e projektit tonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
Kampet organizohen nga TOKA, dhe ofrohen FALAS dhe janë një mundësi e shkëlqyeshme që të rinjtë tanë nga diaspora të krijojnë lidhje me vendlindjen përtej familjeve të tyre – duke krijuar shoqëri të reja, shijuar pasuritë kulturore dhe natyrore të Kosovës. Po ashtu, pjesëmarrësve iu jepet mundësia të vazhdojnë shoqërimin dhe angazhimin e tyre pas verës, përmes disa aktiviteteve vullnetare që i ofrohen atyre pas kampit.
Me poshtë jane detajet bazike të Kampeve, ndërsa të bashkangjitura janë broshurat me më shumë detaje.
KAMPI TOKA JONE
Datat e kampit: 4–9 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 14-16 vjet; pjesëmarrës nga diaspora dhe Kosova
Gjuha: Shqip
Fokusi: Pjesëmarrje në festivalin Dokufest, Prizren; Aktivitete me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës; Aktivitete për njohje me kulturën e vendlindjes – këngë, ushqim etj
Apliko: këtu!
KAMPI I SOLIDARITETIT
Datat e kampit: 21–26 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 17-24 vjet; pjesëmarrës nga diaspora dhe Kosova
Gjuha: Shqip
Fokusi: Angazhimi në Ditën e Solidaritetit, në bashkëpunimin me organizatën Evropiane SAME; Aktivitete me anëtaret e Forcave të Sigurisë se Kosovës; Aktivitete për njohje me kulturën e vendlindjes – këngë, ushqim etj
Apliko: këtu!