
Kelly Henderson dhe qendra për deportim të imigrantëve ilegalë ku kishte takuar Fatos Demirnelin.
Nëpunësja 39 vjeçe e një qendre paraburgimi të imigrantëve, Kelly Henderson, filloi aferën me Fatos Demirnelin deri sa ai ishte i paraburgosur në një Qendër Dëbimi të Imigrimit, në Londrën Perëndimore.
Kur shqiptari “i pashëm” u deportua, kjo nënë beqare planifikoi që ta kontrabandonte mbrapa në Angli nga Franca. Në gusht të vitit të kaluar ajo shkoi me makinë në Francë dhe atje e futi ate në hapsirën ku lihet bagazhi, në Nissan Micra-n e saj.
Por nëpunësit e imigrimit në Tunelin Channel (La Mansh) tek Coquelles, e kontrolluan makinën dhe e gjetën udhëtarin pa biletë, si dhe një sasi të amfetaminës. Më pastaj policia kontrolluan edhe shtëpinë e saj dhe gjetën drogë MDMA.
Henderson, e cila tashmë është përjashtuar nga puna, pranoi fajësinë për kontrabandim të njerëzve dhe dy kundërvajtje droge.
Por edhe pse kishte bërë krime, ajo i shpëtoi burgut pasi që gjyqtari tha se: “çka ka bërë ajo ishte budallëk por e kuptueshme”.
Në vend të burgut, asaj iu dha një dënim i suspenduar prej dy vitesh, 250 orë pune pa pagesë për komunitet dhe iu konfiskua makina, gjithashtu në gjyq u dëgjua se Fatosi “i pashëm” është deportuar nga Britania.
Burimi dhe artikulli i plotë
http://swns.com/news/female-security-worker-at-britains-main-immigration-centre-escapes-jail-after-trying-to-smuggle-albanian-lover-into-uk-in-boot-of-her-car-66933/