
Nata e Zjarrit të Madh, apo Nata e Guy Fawkes-it
Nëse sonte keni qëlluar apo jetoni në ndonjë qytet të madh të Britanisë, veçanërisht në Londër, dhe nëse nuk e dini arsyen e fishekzjarreve të shumta që po eksplodojnë në të gjitha anët, më poshtë e keni spjegimin.
Nata e Zjarrit të madh festohet me fishkezjarre për çdo 5 nëntor në Britani të Madhe, për shkak të një ngjarjeje historike që ndodhi para më shumë se katër shekujve në Londër.
Me 5 nëntor të vitit 1605 u arrestua një anglez katolik me emrin Guy Fawkes deri sa po ruante eksplozivin të futur nën House of Lords (parlamentin e atëhershëm) të Londrës nga disa komplotistë anti-protestantë, që kishin për qëllim të vrisnin mbretin e atëhershëm James I.
Për shkak se me ketë arrest u parandalua atentati ndaj Mbretit James I, qytetarët e Londrës ndezën zjarre rreth qytetit, dhe disa muaj më vonë u fut edhe një ligj, me emrin Ligji i Respektimit të 5 Nëntorit, me të cilin u caktua që për çdo vit të festohet kjo festë në shenjë falenderimi të dështimit të komplotit.