Albanian Embassy in London, passport applications

Zyra konsullore në Londër ofron shërbimin e tërheqjes së pasaportave përmes postës, si për Britaninë e Madhe dhe për Irlandë.

Ky shërbim është opsional dhe vjen përveç tërheqjes fizike në zyrën konsullore nga aplikanti.

Kostoja shtesë:
– Për Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut: £10.00
– Për Irlandë: £12.50

Kjo kosto do t’i shtohet kostos së pasaportës. Pagesën e postës mund ta bëni gjatë aplikimit për pasaportë ose më vonë. Në rastin e pagesës së mëvonshme, na dërgoni një email me numrin tuaj të telefonit për t’ju kontaktuar në adresën: consular.london@mfa.gov.al. Ju lutemi, në titullin e email-it shkruani “Postë Me Telefon”.

Vëreni:
– Vetëm tërheqja e pasaportës ka opsionin e postës, jo aplikimi për pasaportë, për të cilin nevojitet prania fizike e aplikantit (i cili jep shenjat e gishtave dhe i merret fotografia).
– Kartat ID që dërgohen me postë janë të pa-aktivizuara (dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri).
– Procesimi i pasaportave zgjat 1 muaj dhe për mbërritjen e pasaportës do të njoftoheni me një email konfirmues nga zyra konsullore. Më pas, posta në Britani zgjat 2-3 ditë, ndërsa në Irlandë 1 javë.

Për më shumë informata, klikoni këtu.